Anësori francez, Ousmane Dembele nuk është i lumtur me transferimet që po i bën skuadra e tij Barcelona
Katalonasit gjatë ditës së martë kompletuan transferimin e anësorit brazilian, Malcom për 41 milionë euro, nga skuadra franceze Bordeaux.
Ky transferim do të thotë se Ousmane Dembele do të ketë më pak hapësirë në skuadrën e parë, pasi braziliani luan në pozitën e tij.
Kjo është edhe arsyeja pse Dembele dëshiron të ndërrojë skuadër gjatë kësaj vere, shkruan Onda Cero.
Për shërbimet e Dembele janë duke i interesuar Chelsea, Arsenal dhe Liverpool. /Express/


