Gianni de Biasi shumë shpejtë mund t’i kthehet profesionit, pasi është afër skuadrës së Serie A, SPAL
Ish-trajneri i Kombëtares ka dështuar te skuadra spanjolle, Alaves, ku u shkarkua pas vetëm tre muajsh.
Por, ai është pranë skuadrës italiane të SPAL. Që kjo marrëveshja të përmbyllet atij i duhet edhe një ndihmë nga Milan.
Skuadra e Gattusos do të ndeshet këtë javë me SPAL dhe në rast triumfi, drejtuesit e klubit do të shkarkonin trajnerin Leonardo Sempliç.
“Sky Sport” raporton se ish-trajneri i Shqipërisë është emri i parë në listën e skuadrës italiane. SPAL gjendet vetëm 3 pikë larg zonës së eliminimit dhe humbja e djeshme nga Cagliari i ka alarmuar drejtuesit.
De Biasi kështu do të kthehej në Serie A pas tetë vitesh, kur për herë të fundit kishte drejtuar Udinesen në vitin 2010. /Express/


