Manchester City kalon në gjysmëfinale të Carabo Cup, pasi mposhti Leicester Cityn pas ekzekutimit të penalltive
Skuadra e Manchester Cityt ka eliminuar Leicester Cityn pas penalltive, për të kaluar në gjysmëfinale të Carabao Cup.
Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barabartë, ndërsa në penallti mysafirët ishin më të sakët, duke shënuar 4 gola për dallim nga Leicester që shënoi 3.
Për Cityn shënoi Bernardo Silva në pjesën e parë, ndërsa vënësit barazuan rezultatin në 1:1 me anë të Jamie Vardy nga pika e bardhë në minutën e 90+6.
City kështu bëhet skuadra e dytë që kalon në gjysmëfinale, pasi më herët këtë fazë e siguroi edhe Arsenal që eliminoi West Ham. /Express/


