Skuadra e Chelseat edhe zyrtarisht ka bërë ofertë për mesfushorin e Evertonit, Ross Barkley
Everton ka refuzuar 27 milionë euro të Chelseat për mesfushorin e talentuar anglez, Ross Barkley, shkruan BBC.
Barkley ka refuzuar vazhdimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2018 dhe dëshiron të largohet nga Everton.
Por, skuadra angleze nuk do të lejojë largimin e tij për një çmim të ulët.
Klauzola e lojtarit është 55 milionë euro, por ata do ta ulin këtë çmim, por jo në 27 milionë euro. /Express/



