Atletico Madrid transferoi një vit më parë nga Monaco belgun Yannick Ferreira Carrasco, i cili me talentin e tij është shndërruar menjëherë në një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës
Mesfushori belg, Carrasco, është bërë shpesh protagonist në ndeshjes e Atleticos me golat e tij, por mbrëmjen e së mërkurës edhe pse nuk arriti të shënojë në fitoren 2:0 të skuadrës spanjolle ndaj PSV, ai u bë protagonist i një driblimi të jashtëzakonshëm ndaj mbrojtësit kundërshtar Santiago Aris.
Me lëvizjet e tij, Carrasco ka arritur ta nxjerrë totalisht jashtë loje mbrojtësin e krahut të PSV duke e lënë atë të shtrirë në fushë. /Express/


