Fabio Capello insiston se transferimi i Roberto Carlosit në Real Madrid ishte ndoshta transferimi më i shpejtë në histori
Ish trajneri i Real Madridit, Fabio Capello gjatë një interviste për Fox Sports, ka treguar historinë e transferimit të Roberto Carlosit nga Inter.
Ai tha se kishte dëgjuar se lojtari kishte problem me trajnerin Roy Hodgson dhe më pas kishte kërkuar menjëherë transferimin e tij.
“Nuk mund të besoja. Mora disa informata se Carlos ishte i zemëruar me trajnerin Roy Hodgson. Sapo arrita në Madrid një agjent më njoftoi se Inter dëshiron ta shes. Ua dërgova një faks, fola me presidentin dhe ditën tjetër transferimi ishte mbyllur. Mund të jetë transferimi më i shpejtë ndonjëherë”, tha Capello. /Express/


