Mesfushori gjerman, Toni Kroos beson se ka bërë zgjedhjen e duhur që është larguar nga Bayern Munich për të kaluar në Real Madrid
Toni Kroos nuk është penduar asnjëherë që ështa larguar nga Bayern Munich për të kaluar në Real Madrid, ku beson se ka bërë një hap përpara në zhvillimin e tij.
Gjermani që prej transferimit në Real në vitin 2014, ai ka qenë i padiskutueshëm në formacionin e parë, duke ndihmuar skuadrën të fitonte dy Liga të Kampionëve, një La Liga, dy Superkupa të Spanjës, tri Superkupa të Evropës dhe dy Kupa të Botës për Klube.
“Ndryshimi i skuadrës ishte i duhuri, në fakt unë nuk kam asnjë dyshim për këtë. Kalimi në një top skuadër do të thotë që keni bërë një hap përpara në zhvillimin si lojtar”, tha Kroos gjatë një konference për media, ku po qëndron me Kombëtaren gjermane. /Express/


