Antonio Conte insiston se ende nuk e ndjen erën e titullit të Premierligës, pasi ka edhe shumë ndeshje deri në fund
Pavarësisht se Chelsea është shtatë pikë para Tottenhamit kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u zhvilluar, ai thotë se kanë edhe shumë punë në Premierligë.
Italiani insiston se ende nuk e ndjen erën e titullit dhe thotë se duhet shkuar ndeshje pas ndeshje.
“Nuk e ndjej erën e fitores, sepse janë edhe shtatë ndeshje deri në fund. Ne nuk kemi orar të lehtë dhe e dimë këtë. Është e rëndësishme të shkojmë ndeshje pas ndeshje”, tha Conte pas fitores 3:1 ndaj Bournemuth. /Express/


