​Befasi: Rooney i vet ofrohet skuadrës italiane

PUBLIKUAR

Wayne Rooney kishte tentuar gjatë verës që të largohej nga Manchester United për të kaluar në Napoli

Sulmuesi anglez, Wayne Rooney nuk është më një lojtar i rëndësishëm në Manchester United dhe po mendon që të largohet.

Pavarësisht se ai ka luajtur në 25 ndeshje këtë edicion, nuk ka treguar shumë dhe tashmë ka prishur marrëdhëniet edhe me trajnerin Jose Mourinho.

Sipas mediave angleze, Ronney kishte tentuar të largohej nga Unitedi verën e kaluar dhe shërbimet e tij ia kishte ofruar skuadrës së Napolit, por që në fund nuk ishte lejuar nga zyrtarët e skuadrës angleze.

Ai do të tentojë edhe afatin e ardhshëm të largohet për të kaluar te skuadra italiane, por kësaj radhe do të jetë më e lehtë, pasi nuk pritet që Unitedi ta ndalojë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...