Bayern Munich ka refuzuar ofertën e Real Madridit për David Alaba
Skuadra gjermane ka njoftuar se ka refuzuar ofertën e Real Madridit prej 65 milionë eurosh për mbrojtësin e majtë, David Alaba, shkruan AS.
Zidane kishte kërkuar transferimin e austriakut, por Bayern ka refuzuar tashmë ofertën e dytë të tyre, pasi edhe më herët kishin refuzuar 50 milionë euro.
Kar-Heinz Rummenigge ka njoftuar edhe agjentin e lojtar për refuzimin e ofertës, pasi Bayern nuk do të lejojë largimin e 26 vjeçarit nga Allianz Arena. /Express/


