​Barcelona ndryshon formacionin shkaku i yllit të Dortmundit (Foto)

PUBLIKUAR

Barcelona edhe një herë tjetër është vënë pas francezit Ousmane Dembele

Skuadra katalunase vitin e kaluar kishte tentuar që të transferonte sulmuesin francez, Ousmane Dembele, por lojtari vendosi të transferohej në Dortmund, ku do të mund të luante më shumë.

Ai këtë sezon ishte i jashtëzakonshëm, duke treguar se është një talent i madh dhe i gatshëm për të luajtur ndeshje të rëndësishme.

Kjo ka bërë që Barcelona të kthehet sërish për të, pasi në skuadër e dëshiron Ernesto Valverde.

Shkaku i tij, Barcelona pritet që të ndryshoj edhe formacionin 4-3-3, me të cilin ka luajtur në dekadën e fundit e që ka pasur shumë sukses.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona tashmë do të luajë me 4-2-3-1, për t’i bërë kështu vend në skuadër Dembeles, i cili do të luante në krahun e djathtë.

Mesi do të luante në pozitën 10, Neymar në krahun e majtë, ndërsa në sulm Luis Suarez. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...