​Arrihet marrëveshja për shkëmbimin e Higuainit me Moratën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Sport Mediaset raporton se tanimë është arritur një marrëveshje mes Milanit dhe Chelseat për shkëmbimin e qendërsulmuesve, Alvaro Moratës dhe Gonzalo Higuainit.

Chelsea është duke kërkuar për një qendërsulmues të ri, përderisa as Milani nuk është i kënaqur me qendërsulmuesin e tyre, kështu që shkëmbimi i Moratës me Higuainin i përshtatet të dy klubeve, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Chelseat, Morata, nuk ka arritur ta dëshmojë veten nën trajnerin e ri, Maurizio Sarrin, përderisa Higuaini i Milanit do të dëshironte të bashkohej me ish-trajnerin e tij në Chelsea, me të cilin kishte bashkëpunuar në Napoli.

Sport Mediaset raporton se Higuaini do të kalojë si huazim për gjashtë muaj në Chelsea, ndërsa Morata do të shkojë si huazim për 18 muaj në Milan. Në fund të sezonit, Milani do t’ia dorëzojë Chelseat opsionin për ta blerë Higuainin për 36 milionë euro.

Kjo marrëveshje do të duhej të aprovohej edhe nga Juventusi, pasi që Higuain është i huazuar për këtë sezon nga Juventusi në Milan, dhe ky i fundit e ka opsionin për ta blerë atë përfundimisht në fund të sezonit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...