Robert Lewandowski ka pësuar një lëndim të vogël në fitoren ndaj Borussia Dortmundit
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është larguar në minutën e 72 në ndeshjen ndaj Dortmundit, pasi ndjeu dhembje në shpatullën e djathtë.
Ende nuk dihet nëse ishte një masë parandaluese, apo Lewa ka një lëndim, që do t’ia pamundësonte të luante kundër Real Madridit të mërkurën, në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan AS.
Kujtojmë se Lewandowski në ndeshjen ndaj Dortmundit shëno dy gola në fitoren 4:1. /Express/



