Samuel Umtiti është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe këtë e ka treguar që prej transferimit të tij në Barcelonë
Qendërmbrojtësi francez, Samuel Umtiti ka alarmuar drejtuesit e Barcelonës, shkaku i kontratës së tij aktuale.
Umtitit që në verën e vitit 2016 u transferua nga Lyon për 25 milionë euro, ka nënshkruar një kontratë të thjeshtë dhe ka një klauzolë prej 60 milionë eurove.
Sipas Marca, lëvizjet e fundit në afatin kalimtar dhe shpenzimet e çmenduar të ekipeve angleze ka shtyrë drejtuesit e Barcelonës që të mendojnë një kontratë të re për francezin.
Ata tashmë kanë përgatitur një kontratë të re, me të cilën Umtiti do të përfitojë shumë më shumë dhe klauzola e tij do të jetë mbi 100 milionë euro. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/alarm-ne-barcelone-per-umtiti-481024/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright


