​Agjenti i Courtois në bisedime me skuadrën spanjolle

PUBLIKUAR

Christophe Henrotay e ka pranuar se është në kontakte të vazhdueshme me Real Madridin

Agjenti Christophe Henrotay, i cili përfaqëson portierin e Chelseat, Thibaut Courtois ka treguar se është ë bisedime të vazhdueshme me Real Madridin.

Ai tha se skuadrat e mëdha interesohen për Courtois, ndër to edhe kampioni i Evropës.

“Natyrisht që skuadrat e mëdha interesohen për Courtois, përfshirë këtu edhe fituesin e fundit të Ligës së Kampionëve”, tha Henrotay për Sport Foot.

“Ai është lojtar që ju ndihmon t’i fitoni ndeshjet, të fitoni tituj. Takohem rregullisht me drejtuesit e Realit dhe kemi biseduar për Courtois”.

Real Madrid është në kërkim të një portieri me Courtois, David de Gea dhe Gianluigi Donnarumma në listën e tyre. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...