Cristiano Ronaldo është sportisti me famën më të madhe në botë
ESPN ka zbuluar listën e 50 sportistëve më të famshëm në botë, të cilës i prin ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
I dyti në listë është basketbollisti amerikan LeBron James, i ndjekur nga ylli argjentinas i Barcelonës, Leo Messi.
Në top pesëshe hyjnë tenisti Roger Federer në vendin e katërt dhe golfisti Phil Mickelson.
Në mesin e 50 sportistëve më të famshëm nuk është asnjë sportist shqiptarë. /Express/





