​ Nis fushata, priten zgjedhjet

PUBLIKUAR

Dështimi i Demarkacionit, i ushtrisë dhe i Asociacionit kanë bërë që opozita kosovare të insistojë në kërkimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend. Zyrtarisht këtë nuk e thonë partitë e koalicionit PDK-LDK, megjithatë të gjithë në terren e kanë nisur fushatën

Kosova shumë shpejt mund të shkojë edhe në zgjedhje të parakohshme. Partitë kanë nisur aktivisht të punojnë në terren, ndërkohë që ambiciet për pozita të larta politike nuk po fshihen. PDK-ja zyrtarizoi kryetarin e saj Kadri Veselin kandidat për kryeministër të Kosovës. Ndërkohë që edhe opozita është duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Duket se vetëm LDK-së nuk i konvenon të ketë zgjedhje. “Mund të ketë zgjedhje me marrëveshjen e partive politike, deri më tash nuk ka diçka të tillë”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti. Ndërkohë këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, pyetjes së gazetës “Zëri” për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme i është përgjigjur me një “Jo”.

Por sipas alitit, vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm nëse një gjë e tillë kërkohet nga  partitë politike në vend me marrëveshje paraprake. “Mund të ketë zgjedhje me marrëveshjen e partive politike, deri më tash nuk ka diçka të tillë. Ne kemi shkuar dy herë në zgjedhje të jashtëzakonshme me variante të ndryshme, kur ka pasur marrëveshje kemi shkuar në zgjedhje të parakohshme, Edhe zgjedhjet e kaluara kanë qenë të parakohshme”, ka potencuar Haliti.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...