Zyrtari i AAK’së kritikon Shpend Ahmetin pse keqpërdori familjen për të arsyetuar jahtin

PUBLIKUAR

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar të dielën, pasi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u fotografua në Budvë një ditë më parë, teksa po pushonte në një jaht luksoz, që raportohet të jetë në pronësi të biznesmenit Blerim Devolli.

Berisha ka thënë se nuk është etike që të përdoren fëmijët dhe bashkëshortja si arsyetim për veprime publike, si rasti i jahtit në Budvë.

“Per dallim prej zv.kryeministrit Ramiz Kelmendit, une nuk i di ‘protokolet’ e jahtes ngase nuk e kam pasur ate mundesi. Ajo çfare mund te komentoj per kryetarin e Prishtines z.Ahmeti, eshte fotoja me familje. Nuk eshte etike te perdoresh femijet e bashkeshorten si arsyetim per nje veprim ‘jahte’ apo çfaredo veprimi tjeter publik. Ajo çfare i kerkohet z.Ahmeti, jane raportet dhe ‘detyrimet’ si zyrtar publik dhe ai duhet te perballet vet”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...