Zyrtarët e QKU: Bajram Rexhepi është në komë artificiale

PUBLIKUAR

Ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi po vazhdon të mjekohet në Kujdesin Intensiv të QKUK-së.

“Rexhepi është në kujdes intensiv, 24 orë nga stafi shëndetësor”, ka thënë zëdhënësi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Shpend Fazliu, raporton rtklive.com.

Por, ndonëse Fazliu as nuk ka komentuar detaje në lidhje me gjendjen e Rexhepit e as format e mjekimit të tij, zyrtarë në Mjekimin Intensiv kanë thënë se Rexhepi është vënë në sedacion (komë artificiale) dhe mjekët po përcjellin vazhdimisht gjendjen e tij.

“Pas pak ditësh mjekët do të provojnë rizgjimin. Mirëpo, kjo varet prej gjendjes së tij shëndetësore”, ka thënë një mjek në kushte anonimiteti.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...