Zyrtarët e IPK ua ndezën cigaret policëve të arrestuar dje, “Nuk është shkelje kjo”

PUBLIKUAR

Gjatë aksionit “Pika”, të IPK-së dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës zyrtarëve policor iu ndezën cigaret nga zyrtarët e IPK-së që i arrestuan ata.

Lidhur me këtë çështje kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka thënës se ndezja e një cigareje nuk paraqet problem, për shkak se sipas tij në atë moment policët e arrestuar kanë qenë të lidhur.

“Çështje e ndezjes së një cigareje mund të ketë qenë një moment që sigurisht nuk është që është bërë ndonjë shkelje sepse ata edhe ashtu kanë qenë të lidhur dhe nën kontroll të zyrtarëve tanë”, tha ai.

Megjithatë Hodaj tha se zyrtarët duhet pasur kujdes gjatë arrestimit për shkak të mundësisë së arratisjes së të arrestuarve.

“Gjatë arrestimit ka procedura dhe ka rregulla të shkruara saktë se si duhet që të kujdesemi për sigurinë e personit që e shoqërojmë por edhe kujdesin e ikjes eventuale. Kjo është prioritet dhe është detyrë e zyrtarëve tanë që ata persona që i kemi në kontroll të trajtohen sipas atyre procedurave  dhe poashtu të trajtohen me dinjitet sepse megjithatë është prezumimi i pafajësisë dhe konsiderohen të pafajshëm deri në momentin që gjykata merr vendim për ta”, deklaroi ai. /Gazeta Express/

Videon e plotë të emisionit mund ta shikoni KËTU.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...