Zyrtare: Zhegrova mungon në dy ndeshjet e radhës

PUBLIKUAR

Edon Zhegrova do të jetë mungesa tjetër e madhe e Kosovës në ndeshjen e sontme ndaj Irlandës Veriore.

Kosova e zhvillon ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, por do të përballet me një mori mungesash, shkruan Gazeta Express.

E, numri i mungesave për sonte veç po rritet, teksa Edon Zhegrova e konfirmoi vet se nuk do të jetë në gjendje të luajë as sonte as të dielën ndaj Greqisë.

“Kam pësuar një lëndim të lehtë dhe nuk do të jem në gjendje të luaj në dy ndeshjet e radhës. Ndjehem keq për këtë, isha i emocionuar për këto ndeshje, por ky është futbolli. I uroj fitore bashkëlojtarëve në këto dy ndeshje dhe shihemi herën tjetër. Dua të falënderoj të gjithë përkrahësit për mbështetjen e madhe”, shkroi Zhegrova në profilin e tij në Instagram.

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...