Zyrtare: Ylli i PSG-së e rinovon kontratën

PUBLIKUAR

Mesfushori me tipare sulmuese i Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria ka nënshkruar kontratë të re.

Kontrata e argjentinasit do të skadonte në verën e ardhshme, mirëpo drejtuesit e klubit kanë vendosur që t’ia vazhdojnë kontratën deri në vitin 2021, transmeton Gazeta Express.

“Rinovimi i kontratës me Di Marian tregon se futbollistët më të mirë në planet dëshirojnë jo vetëm t’i bashkohen PSG-së, por edhe të qëndrojnë për një kohë të gjatë me ne”, tha Presidenti i klubit, Al Khelaifi.

Di Maria erdhi nga Manchester Unitedi në vitin 2015, dhe deri më tani i ka 57 gola në 150 paraqitje. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...