Zyrtare: Ylli i Bayern Munichut transferohet në Kinë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Bayern Munichut, Sandro Wanger, e ka kompletuar kalimin te Tianjin TEDA në Superligën e Kinës, ka njoftuar sot klubi gjerman.

31-vjeçari kështu i ka dhënë fund qëndrimit 11-vjeçar me kampionin e Bundesligës, pasi vetë kërkoi të lirohej nga kontrata, transmeton Gazeta Express.

Drejtori i Bayernit, Hasan Salihamidzic, theksoi se Sandro e kishte kërkuar vetë largimin pas ofertës atraktive që klubi kinez ia ofroi.

“Sandro Wagner erdhi te në dhe na kërkoi ta lironim nga kontrata. Ai ka ofertë shumë atraktive nga Kina dhe ne ia kemi plotësuar kërkesën”, tha Salihamidzic.

Ai e ka falënderuar atë për kohën e kaluar në Bayern, duke ia uruar të gjitha të mirat në Kinë.

“Ne e falënderojmë Sandron për kohën që e ka kaluar me Bayernin dhe i urojmë të gjitha të mirat dhe shumë suksese në të ardhmen në Kinë”, shtoi ai. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...