Sulmuesi veteran David Villa pritet të bashkohet me ish-bashkëlojtarin te Barcelona dhe Spanja, Andres Iniestan në klubin japonez Vissel Kobe.
Pasi klubi New York City e konfirmoi se 36-vjeçari do të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës, Villa e ka konfirmuar klubin e tij të ri përmes mediave sociale, transmeton Gazeta Express.
“Përgjatë karrierës sime gjithmonë e kam dëgjuar trupin tim, njerëzit rreth meje, dhe mbi të gjitha instinktin tim”, ka thënë Villa
“Në momente të dyshimit, shpresoj që një shenjë, një detal ose diçka më jep qartësi. Një sfidë e re më pret, Azia”.


