Zyrtare: Vermaelen lojtar i Barcës

PUBLIKUAR

2

Qendërmbrojtësi belg, Thomas Vermaelen ka kompletuar transferimin te Barcelona.

28-vjeçari është larguar nga Arsenali drejt katalunasve për 19 milionë euro.

Vermaelen arriti marrëveshje personale me Blaugranët në javën e kaluar duke e refuzuar Manchester Unitedin.

Barca do të paguajë fillimisht 15 milionë euro për futbollistin e ri, ndërsa katër milionë të tjera janë përfshirë në shtesa në formë bonusesh.

Transferimin e Vermaelen e kanë konfirmuar të dy klubet.

Belgu kaloi te Arsenali në vitin 2009 nga Ajaxi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...