Zyrtare: VAR-i do të përdoret edhe në Ligën e Kampionëve dhe disa gara tjera

PUBLIKUAR

UEFA ka bërë të ditur se Video Assistant Referee (VAR) do të përdoret në Ligën e Kampionëve që nga sezoni i ardhshëm, si dhe në disa gara të tjera që organizohen nga UEFA.

Përveç në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, do të përdoret edhe në Superkupën e Evropës të 2019-ës, turneun e Evropianit të vitit 2020, në Evropa Ligë prej sezonit 2020/21, si dhe në Ligën e Kombeve në vitin 2021, shkruan Gazeta Express.

VAR-i u përdor edhe në turneun e Kupës së Botës në Rusi që u mbajt këtë verë, ku u tregua mjaft i suksesshëm dhe vendimtar. Megjithatë, UEFA, për dallim nga FIFA, nuk i kishte besuar mjaftueshëm kësaj teknologjie deri më tani.

Fillimisht ishte spekuluar se VAR-i do të fillonte të përdorej nga çerekfinalet e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve mirëpo presidenti i këtij trupi, Aleksandar Ceferin, i kishte mohuar këto spekulime duke thënë se duhet të qartësoheshin edhe disa detaje të tjera rreth përdorimit të VAR-it.

Mirëpo, tani UEFA ka ndryshuar mendim dhe besojnë që deri në sezonin e ardhshëm kanë mjaftueshëm kohë për t’i trajnuar gjyqtarët se si duhet të përdoret VAR-i.

“Jemi të bindur se përdorimi i VAR-it në gusht të vitit 2019 [ndeshja e Superkupës së Evropës] do të japë neve mjaftueshëm kohë për ta instaluar një sistem të përshtatshëm dhe për t’i trajnuar gjyqtarët, në mënyrë që të kemi përdorim efektiv dhe të suksesshëm të VAR-it në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, garën më prestigjioze të botës”, ka thënë Ceferin.

VAR-i është teknologji e cila u ndihmon gjyqtarëve për të vendosur në momentet kontroverse gjatë ndeshjes. Nëse në fushë ndodh diçka të cilën gjyqtari ose nuk e ka parë ose e ka vlerësuar gabimisht, atëherë VAR-i ndërhyn. Gjyqtari mund t’i dëgjojë ndihmësit e tij, të cilit i komunikojnë atij vendimin që kanë marrë, por mund ta shikojë videon edhe vet.

VAR-i përdoret vetëm në raste vendimtare të ndeshjes, si për kartonë të kuq, penallti e gola nga pozita jashtë loje./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...