Zyrtare: Valencia e blen mesfushorin e Interit

PUBLIKUAR

Valencia e ka shfrytëzuar të drejtën për ta blerë mesfushorin e Interit, Geoffrey Kondogbia, duke nënshkruar me francezin deri më 2022.

Kondogbia ka qenë i huazuar nga Interi te Valencia pas një marrëveshjeje për huazim por me opsion për ta blerë, transmeton Gazeta Express.

Valencia ka njoftuar në faqen e vet zyrtare se e ka aktivizuar opsionin për ta blerë mesfushorin, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin.

Klauzola e lirimit të Kondogbias do të jetë 80 milionë euro.

24-vjeçari ka qenë pjesë kyçe e mesfushës së Marcelinos në sezonin e tij të parë në Mestalla, duke i paraqitur 31 herë dhe shënuar katër gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...