Fitorja prej 1-0 e Union Berlin kundër SC Paderborn të futbollistit të Kombëtares shqiptare Jurgen Gjasulës ka bërë shënuar edhe një moment. Union Berlin kanë festuar për mbetje në elitën e futbollit gjerman kurse Paderborn edhe matematikisht nuk do të jenë më pjesë e Bundesligës
SC Paderborn e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, Klaus Gjasula nuk do të jetë më pjesë e Bundesligës gjermane.
Paderburn edhe ashtu i kishte gjasat e vogla për të mbijetuar në Bundesligë por që kjo u konfirmua sot pasi që ata humbën me rezultat 1-0 kundër Union Berlinit në stadiumin Alte Foersterei të kryeqytetit gjerman.
Goli i vetëm në këtë ndeshje ishte autogoli i Ben Zolinskit në minutën e 27-të.
Klaus Gjasula luajti për 10 minuta në këtë ndeshje.
Pas 32 xhirove SC Paderborn ka 20 pikë dhe gjendet në vendin e fundit, 8 pikë më poshtë se skuadra e Milot Rashicës Werder Bremen, kurse Union Berlin ka 38 pikë dhe gjendet në vendin e 12./GazetaExpress/


