UEFA ka vendosur të mos e dënojë kapitenin e Los Blancos, Sergio Ramos.
Sergio Ramos do të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.
UEFA nuk ka hapur procedurë disiplinore kundër prezencës së kapitenit të Real Madridit në fushë kundër Juventusit.
Kjo pasi raportohet se lojtari nuk ka shkelur fushën, nuk është ulur në pankin – ai ka qëndruar në shkallët e tunelit dhe për këtë UEFA vendosi të mos e dënojë yllin e ekipit të Los Blancos. /Gazeta Express/


