Zyrtare: Tottenhami emëron Mourinhon trajner

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Tottenhami e ka konfirmuar emërimin e Jose Mourinhos në pozitën e trajnerit, pasi dje u konfirmua largimi i Mauricio Pochettinos nga kjo pozitë. Kontrata e Mourinhos me klubin londinez është e vlefshëm deri në vitin 2023.

Lajmi për emërimin e Jose Mourinhos në këtë pozitë vjen vetëm pak orë pasi Mauricio Pochettino u shkarkua nga klubi, për shkak të formës së dobët të skuadrës në fillim të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Mourinho ka qenë i papunësuar si trajner që nga dhjetori i vitit 2018, kur u shkarkua nga Manchester Unitedi. Tani, tre-herë fituesi i Premierligës është fati t’i kthehet botës së futbollit.

Nën udhëheqjen e Pochettinos gjatë kësaj periudhe, Tottenhami përfundoi në top katërshe të Premierligës katër herë, si dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/19.

Megjithatë, klubi londinez i ka fituar vetëm pesë ndeshje deri tani këtë sezon dhe kryetari i klubit, Daniel Levy, e bëri të qartë se nevojitet një ndryshim i madh për të mirën e klubit.

“Ne kemi ngurruar tejet shumë për ta bërë këtë ndryshim dhe nuk është një vendim të cilin bordi e ka marrë lehtësisht apo me nxitim”, ka thënë Levy.

“Na vjen keq sepse rezultatet në fund të sezonit të kaluar dhe në fillim të këtij sezoni janë tejet zhgënjyese”, shtoi ai.

“Mauricio dhe stafi i tij do të jenë gjithmonë në historinë tonë”, theksoi ai.

Derisa Tottenhami pati një sezon të suksesshëm në Evropë edicionin e kaluar, forma e tij në ligë ka qenë tejet e dobët shumicën e vitit 2019.

Që prej fitores 3:1 kundër Leicester City më 10 shkurt, Tottenhami i ka fituar vetëm gjashtë nga 24 ndeshjet e fundit në Premierligë.

Momentalisht, Tottenhami renditet në pozitën e 14-të në Premierligë. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...