Zyrtare: Tottenhami e kompleton transferimin e parë pas 517 ditësh

PUBLIKUAR

Tottenham Hotspuri e ka kompletuar transferimin e Jack Clarke nga Leeds United.

Lojtari ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2023, derisa në sezonin 209/20 do të qëndrojë si i huazuar te skuadra nga Championshipi.

Anësori 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Spurs, derisa është bërë transferimi i parë i tyre, pasi nuk kanë bërë transferime që 517 ditë.

“Tottenham Hotspur Football Club njofton se e ka transferuar Jack Clarke nga Leeds United. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa do të kalojë si i huazuar përsëri te skuadra nga Championshipi”, thuhet në njoftimin e skuadrës angleze.

Spurs nuk kanë bërë transferime që dy afate kalimtare, pasi kanë shpenzuar afro një miliard euro për ndërtimin e stadiumit të ri, andaj anësori i talentuar është transferimi i tyre i parë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...