Andrea Belotti nuk do të largohet nga Torino
Presidenti i Torinos, Urbano Cairo i jep fund zërave rreth të ardhmes së sulmuesit italian, Andrea Belottit
Cairo e bëri të qartë se sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.
“Belotti do të mbetet në Torino. Ai është kthyer nga një sezon shumë i mirë dhe unë pres të njëjtën gjë përpara Kupës së Botës”, ka deklaruar Cairo
Ai tha se shumë skuadra janë interesuara për 23-vjeçarin, Milan, Chelsea e Manchester Untied, por asnjë nuk i është afruar shumës së klauzolës së lojtarit prej 100 milionë eurosh.
Cairo ritheksoi se Belotti është futbollist i tyre dhe se nuk ka aspak ndërmend të privohet nga ai, pasi e konsideron të rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës. /Express/



