Carlos Tevez edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kineze, Shanghai Shenhua
Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez është ndarë me Boca Juniorsin. Ai edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kineze, Shanghai Shenhua.
Klubi kinez ka paguar 11 milion euro për transferimin e ish sulmuesit të Juventrusit, Manchester Unitedit dhe Cityt.
Kurse, Tevez, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, do të fitoj një pagë marramendëse te skuadra e re: 40 milionë euro neto në sezon. Me këtë pagë, Tevez do të bëhet lojtari më i paguar në botë/Express/




