Zyrtarë të LDK-së presin fushatë të tensionuar dhe manipulim me vota

PUBLIKUAR

Fushata zgjedhore pritet të jetë e tensionuar dhe njëkohësisht nuk hidhen poshtë mundësitë që të ketë manipulim të votave më 11 qershor

Pas përkrahjes që i dha PDK-ja opozitës për ta rrëzuar Qeverinë “Mustafa”, zyrtarë të partisë së këtij të fundit (LDK) presin fushatë të tensionuar për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Kjo situatë mund të nxitet për shkak të përplasjeve politike midis subjekteve kryesore politike në vend si dhe, siç thonë në LDK, për shkak të kushteve të papërshtatshme në vend në aspektin e sigurisë.

“Unë besoj që kushtet janë të papërshtatshme në aspektin e sigurisë. PDK-ja ka prirë në vjedhjen e votave, ajo dihet, dhe në një formë mund të ketë edhe përplasje”, ka deklaruar për “Zërin” Nuredin Ibishi, deputet i LDK-së, i cili njëherësh në këtë mandat të legjislativit ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri.

Në anën tjetër, drejtues të partisë më të madhe politike (PDK) hedhin poshtë mundësinë e tensionimit të fushatës si dhe të manipulimit të procesit zgjedhor, derisa partitë opozitare kërkojnë nga qytetarët që mos të bien pre e provokimeve të ndryshme.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...