Zyrtare: Tarashaj largohet nga Evertoni, transferohet në Bundesligë

PUBLIKUAR

Evertoni ka njoftuar se e ka huazuar sulmuesin kosovar, Shani Tarashajn te skuadra gjermane Eintracht Frankfurt.

 

Shani Tarashaj, në sezonin 2016/2017, do të jetë pjesë e klubit gjerman, Eintracht Frankfurt. Ai është huazuar te skuadra nga Bundesliga, pasi nuk ka bërë pjesë në planet e trajnerit të Evertonit, Ronald Koeman, për sezonin e ri.

Tarashaj ishte transferuar te Evertoni, gjatë janarit të vitit 2016, nga ekipi zviceran Grasshoppers. Por, klubi nga Premierliga e kishte huazuar Tarashjan prapë te Grasshoppers për gjashtë muaj, shkruan Express.

Tarashaj së fundit ka refuzuar t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Ai ka vendosur ta përfaqësoj Zvicrën si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrtami. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...