Zyrtare: Spanja e shkarkon trajnerin një ditë para fillimit të Botërorit

PUBLIKUAR

Spanja e ka shkarkuar trajnerin Julen Lopeteguin nga posti i trajnerit një ditë para fillimit të Kupës së Botës Rusia 2018.

Julen Lopetegui është shkarkuar nga posti i trajnerit të Spanjës, vetëm një ditë pasi u bë e ditur se ai ishte pajtuar me Real Madridin për ta marrë drejtimin e klubin madrilen menjëherë pas Kupës së Botës, transmeton Gazeta Express.

Lopetegui ka nënshkruar kontratë trevjeçare për ta zëvendësuar Zinedine Zidanin në stolin e kampionit të Ligës së Kampionëve dhe Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur se në këto rrethana nuk është e përshtatshme që ai të vazhdojë me Kombëtaren, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, pritej të ishte në kongresin e FIFA-s sot, por u ktheu në qëndren stervitore të Spanjës të martnë mbrëma për t’u marrë me këtë çështje.

“Jemi detyruar ta shkarkojmë trajnerin e Kombëtares. I urojmë shumë fat!”, ka thënë Rubiales në një konferencë për media.

“Negociatat kanë ndodhur pa dijeninë tonë dhe ne u informuam vetëm pesë minuta para se marrëveshja të bëhej publike. Në këtë rast duhej të reagonim”, ka thënë ai.

Spanja do të luajë ndeshjen e parë në Botëror të premten mbrëma kundër Portugalisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...