David Silva i është bashkuar Real Sociedadit si lojtar i lirë, pasi marrëveshja me Manchester City i mbaroi këtë verë, duke e lënë Lazion me gishta në gojë.
Lazio ishte e sigurt se veterani spanjoll do t’i bashkohej asaj, sipas Sky Sports në Itali, dhe e kishte përgatitur një kontratë trevjeçare me pagë 10 milionë euro në vit për të, transmeton Gazeta Express.
Por Silva e refuzoi Lazios dhe papritmas iu bashkua klubit spanjoll
Sociedad.
Mesfushori spanjoll po rikthehet në La Liga një dekadë pasi u largua nga Valencia për të kaluar në City.
Silva i ka të kaltrit e Mançesterit pas plot 10 sezoneve në klub, ku i fitoi 11 trofe të mëdhenj, përfshirë katër tituj në Premierligë.
34-vjeçari i luajti minutat e fundit për City në eliminimit nga Liga e Kampionëve të shtunën, kur u fut në lojë nga stoli në humbjen 3:1 kundër Lyonit në çerekfinale.
City ka njoftuar se Silva do të nderohet me një statujë e cila do të ndërtohet pranë stadiumit Etihad si mirënjohje për shërbimet e tij. /Gazeta Express/



