ZYRTARE: Sarri emërohet trajner i Juventusit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Juventusi edhe zyrtarisht e ka emëruar Maurizio Sarrin në postin e trajnerit të skuadrës, menjëherë pasi u konfirmua largimi i tij nga Chelsea.

60-vjeçari iu bashkua Chelseat vetëm para një viti dhe kishte kontratë me klubin deri në vitin 2021, por ai e ndërpreu kontratën para kohe dhe tani i është bashkuar Juventusit, raporton Gazeta Express.

Sarri e ndërpreu kontratën me gjigantin anglez përmes agjentit shqiptar, Fali Ramadanit – përmes të cilit e kishte bërë të njëjtën edhe për t’u larguar nga Napoli para një viti – në mënyrë që t’i bashkohej Juves.

Nuk dihet se çfarë shume parash do t’ia paguajë Juventusi Chelseat si kompensim për lirimin e parakohshëm të Sarrit nga kontrata, pasi mediat italiane dhanë shifrën e 1.1 milionë funte, ndërsa ato angleze një shifër mes 5 deri në 10 milionë funte.

Sarri ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Juventusin.

Ai do ta zëvendësojë Massimiliano Allegrin në postin e trajnerit të kampionit italian.

Sarri i ndihmoi Chelseat ta fitojë Ligën e Evropës dhe ta mbyllë sezonin në vendin e tretë në Premierligë në sezonin e tij të parë.

/Gazeta Express/

JuventusFC

@juventusfcen

OFFICIAL | Maurizio Sarri is the new Juventus coach.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...