Zyrtare: Santi Cazorla kthehet në Villarreal

PUBLIKUAR

Santi Cazrola është kthyer në Villarreal ku do ta vazhdojë riaftësimin nga lëndimi i rëndë në “thembrën e Akilit”.

Mesfushori spanjoll u lirua nga Arsenali në fund të sezonit 2017/18, dhe nuk ka luajtur ndeshje garuese që prej tetorit të vitit 2016, transmeton Gazeta Express.

Arsenali ka vendosur të mos i ofrojë kontratë të re atij, për shkak të problemeve fizike, pasi spanjolli i është nënshtruar 11 operacioneve në thembër në dy vitet e fundit.

Megjithatë, “Nëndetësja e verdhë”, klub me të cilin i kaloi katër vite të karrierës së tij nga 2007 deri më 2011 duke e djersitur fanellën e saj në 240 ndeshje, i ka ofruar atij rastin ta dëshmojë veten. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...