Zyrtare: Sampaoli nuk është më trajner i Argjentinës

PUBLIKUAR

Federata e Futbollit e Argjentinës dhe trajneri Jorge Sampaoli kanë arritur marrëveshje për t’i dhënë fund ciklit të kilianit në krye të ekipit kombëtar argjentinas.

“Sot, Federata e Futbollit e Argjentinës dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar, Jorge Sampaoli, kanë rënë në ujdi për ta ndërprerë kontratën”, njofton Federata argjentinase në një postim në Twitter, transmeton Gazeta Express.

Jorge Sampaoli e mori drejtimin e Argjentinës në vitin 2017. Nën udhëheqjen e tij Argjentina i ka zhvilluar 15 ndeshje, nga të cilat  i ka fituar shtatë, katër herë ka barazuar dhe katër herë të tjera ka humbur.

Më zhgënjyes ishte eliminimi nga Kupa e Botës në 1/8 e finales në duel me Francën, si dhe skemat e tij të dështuara në pothuajse çdo ndeshje. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...