Zyrtare: Sabit Pacolli zgjidhet Kryetar i AKR-së në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Me shumicë votash Sabit Pacolli është zgjedhur Kryetar i Aleanca Kosova e Re (AKR) dega në Lipjan.

Mbi 272 delegat votuan Sabit Pacollin Kryetar,

Nënkryetare e parë: Kaltrinë Demiri,

Nënkryetare e dytë: Fauz Xhemajli,

Sekretarë: Shaip Jashari,

Antarë të kryesisë: Blerim Gashi, Granit Bytyqi, Shqipe Bikliqi, Blerona Konjufca, Shefqet Amerllau, Fitore Misini, Hasa Gashi, Bekim Shabani, Shaban Avdullahu,  Bekim Olluri, Adelina Krasniqi, Diana Rrustemi, Halil Gashi, Armend Duriqi, Xhemaijl Berisha, Gazmend Selimi, dhe Bashkim Tasholli.

Kuvendin me praninë e tij e nderoi edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli , i cili para delegatëve paraqiti vizionin e AKR-së për zhvillim ekonomik. Në mesin e mysafirëve të cilët kishin ardhur për t’i ndjekur punimet e këtij Kuvendi të pranishëm ishin edhe Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, z.Agim Bahtiri, koordinatori i zgjedhjeve ne AKR, z.Vesel Makolli, sekretarja organizative e partisë, znj.Rejhan Vuniqi, si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Pasi e falënderoi anëtarësinë e partisë, lideri i AKR-së ju drejtua delegatëve duke thënë se para tyre është një përgjegjësi e madhe, “Sot ju e zgjedhni kryetarin tuaj sipas parimeve Liberale, pasi keni bërë punë të devotshme nëpër lokalitetet tuaja”, ka thënë Pacolli, ai ka shtuar se AKR-ja do të qeverisë me mençuri dhe nuk do ta lë Lipjanin në duart e abuzueseve.
Duke marrë shembull qytetin e Mitrovicës që udhëhiqet nga AKR-ja, Presidenti Pacolli ka përmendur hapjen e urës së Ibrit , çrrënjosjen e korrupsionit si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kuvendi i degës më pas i ka vazhduar punimet ku në prani të 272 delegatëve, nga procesi i rregullt zgjedhor me shumicë votash Kryetar i Degës së Aleancës Kosova e Re në Lipjan është zgjedhur z.Sabit Pacolli.

Kryetari i sapo zgjedhur fillimisht i falënderoi delegatët për përkrahje dhe u betua para tyre se do ta përmbush programin e AKR-së për zhvillim ekonomik në Lipjan. Ai tha se AKR-ja dhe Presidenti Pacolli do t’i dalin zot atdheut përmes zhvillimit ekonomik. Më pas Kuvendi zgjodhi edhe strukturat tjera udhëheqëse të degës si dhe Kryesinë e përbërë prej 17 anëtarëve.

img_5985img_5910img_5972img_5874

 

14915152_1239416769433945_7352647982739117891_n

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...