Zyrtare: Ronaldo shpëton lehtë nga dënimi

PUBLIKUAR

U tregua arrogant i madh në takim ndaj Cordobas,duke shpërndarë shqelma por në fund Ronaldo shpëtoi lehtë.

Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka marrë dënim të lehtë nga Federata e Futbollit në Spanjë, transmeton Telegrafi.

Ylli i Real Madridit për shqelmin që ia dha lojtarit të Cordobas, Edimar, u ndëshkua me kartonin e kuq, kurse do të vuajë vetëm dy ndeshje pezullim. Ai do të mungojë ndaj Real Sociedadit dhe Sevillas.

Ky është një dënim i lehtë për portugezin, pasi lojtarët që janë sjellë më parë si Ronaldo janë dënuar me katër e më shumë ndeshje. Si mendoni ju, a ishte dënimi i drejt? /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...