Zyrtare: Romero nënshkruan për Unitedin

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi ka kompletuar transferimin e portierit argjentinas, Sergio Romero.

28-vjeçari kalon në Old Trafford si lojtar i lirë, pasi ishte larguar nga Sampdoria më herët gjatë kësaj vere.

Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e tij të ri me opsionin e vazhdimit edhe për një vit.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se portieri argjentinas, Sergio Romero, ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Mirë se vjen Romero”, shkruan në faqen e Djajve të Kuq në Twitter.

“Jam absolutisht i ngazëllyer që po i bashkohem Manchester Unitedit. Është një realizim ëndrre për mua që do të luaj për klubin më të madh në botë”, ka thënë portieri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...