Zyrtare: Roma emëron trajnerin e ri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Roma ka bërë të ditur se e ka emëruar Paulo Fonseca në pozitën e trajnerit përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social Twitter, pasi Cluadio Ranieri u largua nga kjo pozitë.

46-vjeçari Paulo Fonseca ka pranuar t’i drejtojë verdhekuqët për dy sezonet e ardhshme, ndërsa në kontratën e tij me klubin është edhe një opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2022, transmeton Gazeta Express.

Claudio Ranieri e kreu detyrën e trajnerit të Romës nga 8 marsi i këtij viti deri në fund të sezonit, mirëpo kontrata e tij ishte vetëm për sezonin 2018.19, derisa Roma ta gjente një trajner tjetër afatgjatë.

“Jemi të kënaqur ta ftojmë Paulo Foncesan në klub. Paulo është një trajner i ri dhe ambicioz me përvojë ndërkombëtare, mentalitet fitues dhe reputacion për futbollit të guximshëm e sulmues që do t’i emocionojë tifozët tanë”, ka thënë presidenti i Romës, Jim Pallotta.

Foncesa, me prejardhje nga Portugalia, i bashkohet Romës nga Shakhtar Donetsk, ku ai i kishte fituar titujt e ligës dhe kupës në të tri sezonet me klubin ukrainas. Ai e fitoi edhe Superkupën e Ukrainës në vitin 2017.

“Jam shumë i kënaqur që jam trajneri i ri i Romës. Dëshiroj ta falënderoj stafin menaxherial të klub për mundësinë që ma kanë dhënë. Jam i emocionuar dhe i motivuar nga detyra që e kam para vetes”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...