Legjenda e Bayern Munichut, Arjen Robben e ka konfirmuar se në fund të stinorit do të largohet nga klubi bavarez.
Ky do të jetë viti i 10-të i holandezit në Bayern, shkruan Gazeta Express.
Brenda 10 stinoreve Robben ka bërë 305 paraqitje, ka shënuar 143 gola, i ka fituar shtatë Bundesliga, pesë DFL-Supercup, katër DFB-Pokal, një Ligë të Kampionëve dhe një UEFA Super Cup.
“Kanë qenë vite të bukura, por është koha që të largohem”, ka thënë Robben. /Gazeta Express/


