Zyrtare: Ramsey befason me skuadrën e re

PUBLIKUAR

aron Ramsey i është bashkuar zyrtarisht skuadrës skoceze Rangers në formë huazimi nga Juventusi.

Mesfushori 31-vjeçar nga Uellsi nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme këtë sezon pasi pësoi një sërë lëndimesh muskulore, të cilat e kanë mbajtur atë kryesisht jashtë fushës.

 

Ai ka bërë pesë paraqitje në të gjitha garat, për një total prej 112 minutash, duke gjetur mezi kohë në fushë, transmeton Gazeta Express.

Siç u njoftua nga Rangers, Ramsey i është bashkuar skuadrës skoceze në një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje nga Juventusi.

Skuadra skoceze do të mbulojë një pjesë të pagës prej 7 milionë eurosh neto për sezonin e uellsianit, një kontribut i rëndësishëm për bardhezinjtë, të cilët kanë qenë të interesuar për ta larguar ish-mesfushorin e Arsenalit.

Ramsey refuzoi një numër ofertash nga Premier League dhe kishte frikë në Torino se një lëvizje nuk do të përfundonte këtë muaj, përpara se Rangers të arrinte të bindte uellsianin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...