Zyrtare: PSG-ja e blen Icardin nga Interi për 58 milionë euro

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Paris Saint-Germain më në fund e ka blerë Mauro Icardin nga Interi për 58 milionë euro, njofton klubi zikaltër.

“Internazionale Milano njofton se Mauro Icardi është transferuar në Paris Saint-Germain: sulmuesi, i lindur më 1993m i është bashkuar klubit francez në një marrëveshje permanente”, shkruhet në njoftimin e Interit, transmeton Gazeta Express.

Inter

@Inter_en

Official: Mauro Icardi’s permanent move to @PSG_English 👉 http://bit.ly/3gHfR2X 

Mauro Icardi to Paris Saint-Germain

Official: the striker, born in 1993, has permanently moved to the French club

inter.it

241 people are talking about this

Interi e ka falënderuar sulmuesin argjentinas për gjashtë sezonet e kaluara në fanellën zikaltër, duke i uruar rrugëtim të mbarë në karrierë.

Sipas shumë mediave italiane, PSG-ja ia ka paguar Interit 50 milionë euro menjëherë dhe do t’ia paguajë edhe 8 milionë euro të tjera përmes bonuseve.

Blerjen e Icardit e ka njoftuar edhe vetë PSG-ja, duke thënë se është e lumtur që tani e ka sulmuesin argjentinas në radhët e veta pas një sezoni huazimi.

27-vjeçari i ishte bashkuar Interit nga Sampdoria në verën e viti 2013 për 13 milionë euro dhe i shënoi 124 gola në 219 ndeshje për zikaltrit.

Ai dështoi ta fitojë qoftë edhe një trofe me Interin dhe marrëdhëniet e tij me klubin u prishen para një viti, kur drejtuesit ia hoqën shiritin e kapitenit. /Gazeta Express/

Paris Saint-Germain

@PSG_inside

Mauro Icardi s’engage au Paris Saint-Germain jusqu’au 30 juin 2024.

Le Paris Saint-Germain est heureux d’annoncer la levée de l’option d’achat de @MauroIcardi. L’attaquant de 27 ans était prêté en 2019-2020 par l’Inter Milan.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...