Zyrtare: Perez shkarkon Ancelottin

PUBLIKUAR

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është takuar me Carlo Ancelottin dhe i ka treguar atij vendimin e shkarkimit nga posti i trajnerit.

Marca sapo ka raportuar se presidenti i Los Blancos, Perez ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit italian nga posti i trajnerit të ekipit madridlen, transmeton Telegrafi.

Perez e ka falënderuar Acelottin për dy vitet e shërbimit tek Reali dhe ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të bëhet i ditur emri i trajnerit të ri.

Ancelotti ia fitoi Realit titullin e 10 të Evropës, që ishte obsesioni i klubit dhe tifozëve për një kohë të gjatë.

Kështu, favorit për postin e trajnerit të Realit mbetet Rafael Benitez, pasi sipas revistës gjermane “Bild”, ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp do të pushojë gjashtë muaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...