Zyrtare: Patrice Evra pensionohet nga futbolli

PUBLIKUAR

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Francës, Patrice Evra është pensionuar nga futbolli të hënën.

Fituesi i shumë titujve të mëdhenj, Evra njoftoi përmes një videoje në rrjetin social Twitter se ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë, raporton Gazeta Express.

Evra i ka fituar 17 trofe gjatë karrierës së tij të bujshme, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Premierligën me Unitedin dhe Serie A me Juventusin.

38-vjeçari do të mbahet në mend për kohën e tij në fanellën e Manchester United, me të cilin i fitoi plot 10 tituj të mëdhenj, përfshirë pesë trofe të Premierligës, një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube dhe tre trofe të Kupës së Ligës.

Evra e ka fituar Serie A tri herë me Juventusin, dy herë Kupën e Italisë dhe një herë Super Kupën e Italisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...