Zyrtare: Nkunku mbetet jashtë Kupës së Botës, pas lëndimit që pësoi sot

PUBLIKUAR

Christopher Nkunku nuk do të luajë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sulmuesi i Leipzigut pësoi një lëndim sot në stërvitje, që e lë atë jashtë këtij turneu, transmeton Gazeta Express.

Kombëtarja franceze ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë se Nkunku mbetet jashtë Kupës së Botës, që fillon më 20 nëntor.

“I lënduar në stërvitje, Christopher Nkunku largohet nga Kupa e Botës. I gjithë grupi ndanë trishtimin e Christopher dhe i uron atij një shërim të shpejtë”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...